Katar 2022/ Brazili në ankth për Neymar, babai: Do të kthehet vetëm në finale

126
Sigal

Neymar duket si një mallkim kur luan për Brazilin. Ai u lëndua në çerekfinalen e Botërorit 2014 për shkak të ndërhyrjes së Zuniga-s që e detyroi të largohej nga fusha në ndeshjen kundër Kolumbisë, duke shmangur kështu pjesëmarrjen në gjysmëfinalen dramatike kundër Gjermanisë. Më pas ai humbi edicionin fitues të Copa America 2019 , sërish për shkak të lëndimit. Tani është radha e Katarit 2022 . Problemi me kyçin e këmbës gjatë ndeshjes kundër Serbisë e vë në dyshim të ardhmen e tij botërore.

Babai i tij, da Silva Santos, foli për radion britanike TalkSport për Botërorin e djalit të tij, duke frikësuar tifozët brazilian: “Unë mendoj se Neymar do të kthehet në fushë për finalen dhe do të bëjë çmos për të ndihmuar shokët e tij të fitojnë kompeticionin. E rëndësishme është që ai të mund të kthehet në fushë në nivelin e tij maksimal. Të gjithë e dinë se djali im ka një ndikim të madh në grup. Ai është numri një. Pelé? Ai është lojtari më ikonë në botë, të gjithë e duan atë.