Marca plas bombën: Messi-Barça larg rinovimit, ç’ndodhi sot në takim

265
Sigal

Leo Messi duket larg Barcelonës. Edhe pse gjatë këtyre ditëve është thënë se zyrtarizimi është vetëm çështje kohe, situata ka ndryshuar pas takimit të sotëm me përfaqësuesit e lojtarit.Marca raporton se palët nuk kanë gjetur ende gjuhën e përbashkët dhe se argjentinasi është më shumë se kurrë pranë largimit nga Barcelona, klubi i tij i vetëm si profesionist.Mes Barcelonës dhe kapitenit nuk po gjendet marrëveshja për kontratën, edhe pse është folur shumë se Messi do të pranojë ulje page.Te Barcelona nuk dinë ende se si të komunikojnë rezultatet e bisedimeve për rinovimin e kontratës me Messin.Situata financiare në klubin katalanas është mjaft e keqe dhe në këto kushte rinovimi më shumë është në dorë të lojtarit, i cili do të duhet të sakrifikojë edhe më shumë për të vazhduar te Barcelona.