Dygolësh i Salah, Liverpool vrapon drejt rekordit të pikëve

321
Sigal

Edhe pse tashmë është shpallur kampion i Anglisë, Liverpooli nuk toleron aspak dhe vijon të fitojë në Premier League.

Skuadra e radhës që provoi fuqinë e kampionëve ishte Brighton, të cilët edhe pse luanin në stadiumin e tyre u mposhtën 1-3.

“The reds” e nisën shumë vrullshëm sfidën dhe duke përfituar edhe nga gabimet në mbrojtje të vendasve, arritën të shënojnë dy gola shumë të shpejtë, me Salah në minutën e gjashtë dhe Henderson në të tetën, duke bërë që ndeshja të marrë një rrjedhë krejt tjetër.

Vendasit shkurtuan diferencën në fundin e pjesës së parë, por vetëm kaq, pasi në të dytën Salah do të vuloste rezultatin në 1-3.

Me këtë fitore, Liverpool shkon në kuotën e 92 pikëve, ndërsa Salah në kuotën e 19 golave.