“Nxehen gjakrat” para finales së madhe, Salah do hakmarrje, Carvajal: Shpresoj mos të goditet rëndë pasi të humbasë sërish

116
Sigal

Mbrojtësi i Real Madridit, Daniel Carvajal ka folur për dëshirën e Mohamed Salah për t’u hakmarrë.

Sulmuesi i Liverpool ka thënë në shumë raste se dëshiron të mposhtë Real Madridin në finalen e Ligës së Kampionëve më 28 maj si hakmarrje për humbjen në ndeshjen vendimtare të 2018-ës.

“Nuk e di nëse Salah dëshiron hakmarrje. Sigurisht, kur humbet në finalen e Ligës së Kampionëve, gjithmonë dëshiron të marrësh një shans të dytë dhe ta mposhtsh këtë kundërshtar.

Shpresoj që humbja e dytë ndaj Real Madridit të mos jetë një goditje e rëndë për Salah”, tha Carvajal.