Zaniolo çmend Europën, PSG, Bayern Munich e Tottenham futen në garë

Në shtëpinë e Romës është vendosur më në fund paqja. Trajneri Fonseca dhe Niccolo Zaniolo kanë lënë pas përplasjet ndërmjet tyre duke rikthyer harmoninë ne kryeqytet. Efekt e këtij pajtimi u panë shumë shpejt me talentin italian i cili realizoj një super gol përballë Spal.

NOA

Dëshira e Zaniolos është të qëndroj sërish tek Roma, këtë e konfirmon edhe seti i ri fotografik për sezonin e ardhshëm, por në futboll dhe në merkato kurrë mos thuaj kurrë. Juventus ka qenë dhe mbetet një nga klubet më të interesuar për shërbimet e sulmuesit, nuk është habi që drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” të trokasin në dyert e Romës këtë verë.

Më herët për të janë interesuar edhe klube me buxhet fantastik si Bayern Munich dhe PSG. Afrimi i Sane e bën thuajse të pamundur që Bayern të futet sërish në garë për italianin por në çdo rast, as Bayern nuk e mbyll si opsion. Ekipi i fundit që ka dalë në skenë është Tottenham i Jose Mourinhos. Portugezi do të përpiqet të ndërtoj një ekip të ri këtë sezon dhe Zaniolo është një prej lojtarëve që pëlqehet shumë nga “Special One”.