Kim Mehmeti: Opozita e re, mjerim politik

293
Sigal

Analisti dhe shkrimtari i njohur shqiptar, Kim Mehmeti ka komentuar pyetjet që i vijnë në Facebook.

Një vajzë nga Tirana e ka pyetur se përse nuk e komenton asnjëherë të ashtuquajturën opozitë parlamentare në Shqipëri.

“Mundohem që të mos flas për mjerimin politik,” tha Mehmeti.

“Ata nuk përfaqësojnë asgjë, as veten,” vijoi ai, duke pyetur se ‘si mund të rrish në parlament kur 90 përqind e partisë tënde është larguar’.

“Nuk e bëjnë këtë sepse politika nuk shihet si ide, por si biznes. Tani Piktori paguan shtrenjtë për çdo gjë, se tani i duhen vota”.

“Ky parlament është qesharak, është mjerim. Është pasqyrim i mjerimit politik në Shqipëri,” tha Mehmeti.