Detaji që nuk u pa, Ibrahimovic i qesh në fytyrë Ronaldos pas shënimit të golit

293
Sigal

Një foto po qarkullon nëpër mediat botërore pas ndeshjes së mbrëmshme mes Juventusit dhe Milanit të vlefshme për kampionatin italian.

Milani arriti të shtangë në 15 minuta kampionët duke i përmbysur rezultatin nga 0-2 në 4-2. Askush nuk e priste diçka të tillë, por 3 pikët i morën kuq-e-zinjtë.

Por ajo që u vu re gjatë ndeshjes ishte një e qeshur ironike që suedezi Zlatan Ibrahimovic bëri ndaj Cristiano Ronaldos pas shënimit nga pika e bardhë e penalltisë.

Prej vitesh shtatlarti i Milanit ironizon shpesh me deklaratat e tij ndaj portugezit duke thënë se “ai nuk është Ronaldo i vërtetë, por se i vërteti është Fenomeni Brazilian”.

Madje dhe kur Ronaldo kaloi nga Real Madrid tek Juventus, Ibra sërish nuk i ndali deklaratat duke thënë se “një kalim i tillë nuk është sfidë, po shkon në një ekip kampion. Sfidë është të shkosh në një ekip në vendin e 7 dhe ta nxjerrësh kampion. Prandaj unë po shkoj tek Milan”.

 

Ibrahimoviç: Jam presidenti, trajneri e lojtari i Milanit, por marr