Derbi i Madridit mbyllet në “paqe”, Barcelonës po i afrohet shansi i “artë” (VIDEO)

212
Sigal

Atletiko dhe Reali i Madridit e kanë mbyllur në barazim derbin mes tyre, i cili u vendos nga dy gola.

Skuadra e Simeones kaloi e para në avantazh me luis Suarezin, i cili pas një shpërthimi në minutën e 15-të ia doli ta dërgojë topin në rrjetë. Pas këtij goli, skuadra e Zidanit u mundua të reagonte, por hasi një rezistencë të fortë në mbrojtje të Atletikos.

Duhet të vinte minuta e 88’, që të vendosej baraspesha, me Benzemanë, që konkretizoi pas një aksioni model nga skuadra e tij. Nga ky barazim më tepër përfiton Barcelona e vendit të dytë që ka 56 pikë, pasi e shikon tashmë Atletikon kryesues 4 pikë para, ndërsa Realin e lë 2 pikë pas.

Goli i Karim Benzema 1-1 :

Goli i Luis Suarez 1-0 :