Presidenti Ilir Meta: Është tepër e rëndësishme t’i kushtojmë më shumë rëndësi edukimit patriotik të të rinjve shqiptar dhe mbrojtjes së vlerave kombëtare

162
Sigal

Ditën e sotme, në kuadër të festës së 7-Marsit, Presidenti i vendit tonë Ilir Meta ka qenë në qytetin e Korçës ku me rastin e Ditës së Mësuesit ka vlerësuar mësuese dhe pedegogë të njohur të këtij qyteti. Por, gjatë kësaj dite Kreu i Shtetit është takuar rastësisht dhe me një grup të rinjsh e të rejash nga Kosova, të cilët kishin ardhur në qytetin historik të Korçës, për të festuar Ditën e Mësuesit.

“Sot është dita për të bërë një homazh, për të nderuar dhe shprehur një mirënjohje të thellë edhe për të gjithë mësuesit shqiptarë në Kosovë, për sakrificat sublime të bëra prej tyre në kushte terrori e gjenocidi, për përhapjen e gjuhës shqipe dhe edukimin patriotik të të rinjve.”,- është shprehu Kreu i Shtetit, në një mesazh të shpërndarë në rrjetet sociale.

Ceremonia e vlerësimit të mësuesve dhe pedagogëve të shquar korçarë :

Mesazhi i plotë i Presidentit Ilir Meta :

Shumë i lumtur, që sot më 7 Mars, në këtë ditë të bekuar për mbarë kombin tonë, të takohesha në Korçë me Herolindën, Liridonën dhe shumë të rinj e të reja nga Kosova, që festonin Ditën e Mësuesit.

Është tepër e rëndësishme t’i kushtojmë më shumë rëndësi edukimit patriotik të të rinjve shqiptare dhe mbrojtjes së vlerave dhe simboleve kombëtare më përbashkuese.

Sot është dita për të bërë një homazh, për të nderuar dhe shprehur një mirënjohje të thellë edhe për të gjithë mësuesit shqiptarë në Kosovë, për sakrificat sublime të bëra prej tyre në kushte terrori e gjenocidi, për përhapjen e gjuhës shqipe dhe edukimin patriotik të të rinjve.