Një e vdekur dhe një në gjendje të rëndë, Austria pezullon vaksinat e AstraZeneca dhe nis hetimet

250
Sigal

Austria ka pezulluar vaksinimet nga një grup vaksinash të AstraZeneca kundër COVID si një masë paraprake, pasi një person humbi jetën dhe një tjetër është në gjendje të rëndë pas marrjes së vaksinës.

“Daily Mail” shkruan se një grua 49-vjeçare vdiq si rezultat i çrregullimeve të rënda, ndërsa një grua 35 vjeç, është në gjendje të rëndë, pasi  zhvilloi një emboli pulmonare, një sëmundje akute e mushkërive e shkaktuar nga një mpiksje gjaku.

Të dyja gratë raportuan probleme me shëndetin thuajse në të njëjtën distancë kohore pas marrjes së vaksinës nga e njëjta ngarkesë në klinikën e rrethit Zwettl.

Megjithatë, aktualisht nuk ka ende asnjë provë të një lidhje shkakësore me vaksinimin, sipas autoriteteve vendase.

Të dyja gratë ishin infermiere në klinikën e Zwettl. Mpiksja e gjakut nuk është një ndër efektet anësore të njohura të vaksinës, megjithatë po hetohet për përjashtuar plotësisht çdo lidhje të mundshme me vaksinën.