Daja komenton humbjen e Partizanit: Duhet të kishim thelluar avantazhin

174
Sigal

Partizani doli pa pikë nga ndeshja me Kukësin, edhe pse kryesoi dhe zhvilloi një ndeshje shumë të mirë deri në minutën e 70-të.

Trajneri i “Demave”, Ilir Daja, komentoi humbjen 2-1 në “Gol pas Goli” në Supersport, duke treguar pengun e takimit të sotëm.

“Duhet ta kishim përfunduar pjesën e parë në avantazh goxha më të madh, pasi kishim shumë raste. Kukësi fitoi territor në pjesën e dytë, por gjuajtjen e parë në portën tonë e bëri te goli i dytë. Të vjen keq të humbasësh këtë ndeshje në këtë mënyrë.

Pjesa e parë ishte jashtëzakonisht e mirë, kishim raste në çdo moment, por ky është futbolli. U demoralizuam pas autogolit dhe më pas pësuam golin e dytë, por është përgjegjësi e jona, pasi ekipi ishte i vendosur gabim.

Duhet të jemi më të qetë përpara portës, ka raste kur duhet të jemi më shumë altruistë. Krijojmë shumë, por pjesa e finalizimit është edhe anë psikologjike. Nëse do të kishim më shumë pikë, ana psikologjike do të ishte më e mirë”, përfundoi trajneri i Partizanit.