Erkand Qerimaj dëmtohet, mungon në Kampionatin Europian të peshëngritjes

602
Tersi ka përfshirë shtangën shqiptare edhe për këtë vit, duke parë që pas rasteve të dopingut dhe përjashtimit të peshëngritësve kryesorë të Shqipërisë, tanimë është Erkand Qerimaj ai që nuk do të marrë pjesë në Kampionatin Europian të Peshëngritjes që zhvillohet në Tbilis të Gjeorgjisë. Shkak për këtë është bërë një dëmtim i sportistit që nuk e lejon që të marrë pjesë në këtë turne. Dëmtimi i tij, sipas asaj që tha vetë Qerimaj, e detyron këtë të fundit që të qëndrojë për një muaj larg aktivitetit sportiv. Aktualisht, tani, Shqipëria do të përfaqësohet vetëm me Shqiponja Brahjan, duke ulur kështu ndjeshëm shanset për medalje në këtë turne. Në fakt, Qerimaj ka si synim kualifikimin për në Lojërat Olimpike “Brazil 2016”, e për këtë i duhet që të bëhet gati për Botërorin e nëntorit, e deri atëherë rikuperimi do të jetë i pashmangshëm.
Sigal