KOKSH nderon 10 sportistët më të mirë të Shqipërisë

726
Dje u mbajt në Durrës një mbledhje e KOKSH (Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar) për të nderuar sportistët shqiptarë për kontributet e tyre disiplinat përkatëse të sportit si në futboll, xhudo, not, ski, çiklizëm etj. Gjithashtu u nderuan me Urdhrat Olimpikë për kontributin e tyre te padiskutueshëm për zhvillimin e Lëvizjes Olimpike në Shqipëri: Vangjel Zhapa – pas vdekjes (filantrop dhe kontribuues në idealet e shpirtit Olimpik); Vangjel Koja – mjeshtër dhe me shumë kontribute në sportin e volejbollit;
Fidel Ylli – ish anëtar i Komitetit Ekzekutiv të KOKSH dhe kontribut për zhvillimin e Lëvizjes Olimpike në Shqipëri; Genc Boga – ish anëtar i Komitetit Ekzekutiv të KOKSH dhe kontribut për zhvillimin e Lëvizjes Olimpike në Shqipëri
10 sportistët më të mirë të 2014-ës, propozuar nga Federatat përkatëse
Luiza Gega – Atletikë
Migena Plasa – Basketboll
Jurgen Uldedaj – Boks
Klinti Grembi – Çiklizëm
Alban Hoxha – Futboll
Noel Borshi- Not
Suela Mëhilli – Ski
Endrit Cullhaj – Xhudo
Ada Demneri – Taekuondo
Erblira Bici – Volejboll
Sigal