Cristiano Ronaldo mund të thyejë dy rekorde ndaj Hungarisë

163
Sigal

Ndeshja kundër Hungarisë do të jetë shumë e rëndësishme për Portugalinë dhe objektivin e saj, si kampione në fuqi, për të mbrojtur titullin kampion. Portugalia do të kërkojë 3 pikët e para, për të shkuar me më shumë besim te dy ndeshjet e tjera, dukshëm më të vështira.

Cristiano Ronaldo në këtë ndeshje mund të thyejë dy rekorde personale, atë të numrit më të madh të golave të shënuar në Kampionatet Europiane, që momentalisht e ndan me Michel Platini, pasi të dy kanë realizuar 9 herë në këtë turne, si dhe të lojtarit që merr pjesë në më shumë edicione.

Deri tani, Ronaldo ka luajtur në 4 turne, dhe kur të zbresë në fushë këtë të martë do të luajë në turneun e pestë kontinental.