Arrestohet një shtetas turk në Korçë, policia jep detajet

196
Sigal

Një shtetas turk u arrestua nga Policia e Korçës në vijim të operacionit “Perimetri”.

Në pranga ra shtetasi R. O., 53 vjeç, banues në Turqi.

“Shtetasi i mësipërm, është paraqitur në hyrje të Republikës së Shqipërisë, me mjetin tip kamion “Renault”, gjatë procesit të skanimit së të cilit, në brendësi të karrocerisë, u konstatuan dy emigrantë të paligjshëm”, tha policia.

Sipas bluve, emigrantëve, 53-vjeçari, iu kishte premtuar kundrejt shpërblimit kalimin drejt vendit tonë dhe më pas drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme hetimore.