Sigal

Beteja individuale e Cristiano Ronaldo me Lionel Messi mund të ketë përfunduar pas transferimit të portugezit nga Real Madrid drejt Juventus, të paktën sipas trajnerit të Barcelonës Ernesto Valverde. Ronaldo dhe Messi kanë garuar mes tyre gjatë 9 viteve që ish-futbollisti i Manchester United ishte te Real Madrid, për çmimin e futbollistit më të mirë në Europë, por sipas Valverde, transferimi i portugezit te Juventus për shumën e 112 milionë euro, i ka dhënë fund luftës mes dy futbollistëve.

“Largimi i Ronaldos duket se i ka dhënë fund konkurencës mes Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo, sepse më parë, njerëzit shumë rrallë mund të përmendin njërin prej tyre, pa përmendur edhe tjetrin”, deklaroi Valverde, i cili pranoi gjithashtu se edhe ai është shumë i interesuar për të parë se si do të garojë këtë sezon Real Madrid, në mungesë të portugezit 5 herë fitues të “Topit të Artë”. “Janë të shumtë njerëzit e interesuar, edhe unë dua të shoh se si do të ndikojë te loja e Real Madrid largimi i tij dhe se çfarë mund të bëjnë ata në tregun e merkatos. Gjithashtu kurioz të shoh se si do të ndikojë në La Liga dhe në Champions League largimi i CR7 në një tjetër kampionat dhe tjetër skuadër”, u shpreh ndër të tjera tekniku i katalanasve.