Asdreni “zbret nga froni” Skënderbeun (FOTO)

657
Sigal

Kartëmonedhat promovojnë trashëgiminë historike kulturore të vendit tonë dhe theksojnë arritjet më të mëdha të shumë personaliteteve të shquara të kombit ndër shekuj

Deri sot, kartmonedha më e madhë në Shqipëri ka qenë ajo më vlerë 5 mijë lekë, që mban si simbol kryesor Gjergj Kastriotin Skënderbeun, Heroin Kombëtar Shqiptar.

FOTOT/ Asdreni "zbret nga froni" Skënderbeun

Gjergj Kastrioti-Skënderbeu (1405-17 janar 1468) personifikon një epokë të tërë të historisë kombëtare të shqiptarëve, që mori emrin e tij: luftën më se njëshekullore të tyre kundër vërshimit osman.

Skënderbeu i detyroi të gjitha kohërat të flisnin për të, dhe si i tillë, ai njihet si figura më e rëndësishme shqiptare.

Por nëse do të marrim hierarkine e kartmonedhave në Shqipëri, tashmë ai do të jetë i dyti për nga “vlera”.

Banka e Shqipërisë prezantoi këtë të martë dy kartëmonedha të reja. Bëhet fjalë për kartëmonedhat 1 mijë Lekë dhe 10 mijë Lekë.

FOTOT/ Asdreni "zbret nga froni" Skënderbeun

Kjo e fundit është një prerje krejtësisht e re në serinë e kartëmonedhave shqiptare. Kartëmonedha 10 mijë lekë mban simbolet e identitetit tonë kombëtar, shoqëruar me autorin e Himnit Kombëtar Aleksandër Stavër Drenova (Asdreni).

FOTOT/ Asdreni "zbret nga froni" Skënderbeun

“Shtypja dhe hedhja në qarkullim për herë të parë e kartëmonedhës së re të prerjes të lartë me vlerë 10 mijë lekë, përfaqëson në vetvete përshtatjen e strukturës së kartëmonedhave e evoluimin e strukturës së çmimeve dhe pagave, shkallën e zhvillimit të sistemit elektronik të pagave dhe tregues të tjerë që lidhen me tregtimin e parasë”, tha Guvernatori i BSH, Gent Sekjo.

Siç duket Asdreni e ka zbritur nga froni Gjergj Kastriotin, të paktën përkohësisht.

FOTOT/ Asdreni "zbret nga froni" Skënderbeun