Coutinho po bllokon Barcelonën për blerjen e Neymar

474
Sigal

Barcelona vazhdon rindërtimin e saj me idenë për të krijuar ciklin e ri fitues, jo vetëm në Spanjë, por edhe në Europë.

Plani i katalanasve ka qenë i qartë për të përmirësuar e rinuar skuadrën dhe shpenzimet kanë shkuar paralelisht me të, duke nxjerrë nga arkat shifra të rëndësishme.

Deri tani, me blerje si të Grizman, De Jong apo Neto, Barcelona ka shpenzuar në total 237 milionë euro.

Sigurisht, ka pasur edhe fitime nga shitja e Malkom, Cilesen apo Andre Gomes, por në total ato arrijnë shifrën 146,4 milionë euro.

Për momentin, katalanasit nuk shqetësohen shumë nga deficiti prej rreth 90 milionë eurosh mes blerjeve dhe shitjeve, pasi klubi prej kohësh ka bërë të qartë se në çdo edicion arrin të ketë në verë një shifër të përafërt me 70 milionë euro për të ndërhyrjen në merkato.

Kjo do të thotë se në total, bilanci i Barcelonës është rreth 20 milionë euro humbje që janë të rikuperueshme në rast suksesesh.

Por shqetësimi i klubi është se nuk mund të bëjë më ndërhyrje të tjera në merkato pa larguar elementë të panevojshëm dhe gjithçka qarkullon rreth emrave të Coutinhos dhe Neymar.

Pa shitur Coutinhon, i cili për momentin nuk ka blerës, nuk mund t’i propozohet asgjë konkrete PSG-së për të afruar Neymar.

Ky i fundit pret vetëm një sinjal për të fluturuar drejt Barcelonës, por klubi spanjoll nuk ka fondet e nevojshme për të përballuar çdo lloj marrëveshje për të, edhe atë ku përfshihen emra futbollistësh si pjesë e paketës.

Ndaj për momentin po kërkohet me çdo kusht që të gjendet një sistemim për Coutinhon, edhe pse duket e vështirë që dikush të shpenzojë më shumë se 100 milion euro për brazilianin i cili ka kaluar në dytësor në planet e klubit pas blerjes së Grizman.