Ndezën oxhakun për të pjekur mishin, ja çfarë ndodhi në Sarandë

560
Sigal

Një banesë është përfshirë nga flakët në një pallat në lagjen nr.4 në Sarandë. Flakët kanë ardhur si pasojë e ndezjes së zjarrit në oxhak për të bërë pregatitur ushqime në sgarë nga familjarët.

Situata ka dal nga kontrolli dhe është dashur ndërhyrja e shërbimit të zjarrëfikëses për të vënë flakët nën kontroll. Pavarësisht se familja ka qenë e gjitha në banesë, ka pasur vetëm dëme të vogla materiale nga flakët.