Pritet shtator i zymtë për personat me aftësi të kufizuar, reforma ‘’e famshme’’e qeverisë pritet të shtrijë tentakulat në të gjithë Shqipërinë

535
Sigal

Shtatori pritet të jetë i zymtë për personat me aftësi të kufizuar, pasi reforma ‘’e famshme’’e qeverisë pritet të shtrijë tentakulat në të gjithë Shqipërinë. Në datë 23 Korrik, kabineti i Ministrisë së Shëndetësisë edhe Mbrojtjes Sociale, thërret për gjoja interpelanc disa prej Shoqatave të Personave me Aftësi të Kufizuar, por edhe të Shoqatave për Përsonat me aftësi të kufizuar, ’’asi’ ’nën mëngë i kësaj qeverie për të mbrojtur këtë reformë. Për habinë e të gjithëve, dhe më shumë të të verbërve që ishin në dijeni të këtij takimi, në mëdia nuk u trumbetua asgjë, nuk foli askush, a thua se kjo qeveri e harroj atë që di të bëj më mirë, publicitetin për ato të mira që po i bën kësaj shtrese. Kaluan ditë e madje kaloj edhe një javë edhe të verbërit apo edhe persona të tjerë që ishin në atë mbledhje menduan se kjo qeveri do të mendoj për PAK, dhe nuk do të bëj publicitet me atë çka ka ndodhur në atë që në fakt ka qenë një ‘’përplasje ‘’e fortë e ministres edhe atyre persona PAK që ende kanë në  zëmër kauzën.

Por do të vinte data 1 Gusht, edhe kryeministri i dashuruar aq shumë me ERTV, nxjerr pamje filmike të këtij takimi, sikur po bëhej Live në ato momente e për më shumë duke thurur lavde për qeverinë e tij për punën e mirë që po bënin për PAK, e po kështu edhe për Reformën Fatëkeqe që po bën kjo Qeveri, sikur të jetë fushë me lule për PAK. Por në fakt nga ajo që flasin protagonistët ka qenë krejt ndryshe me atë cka paraqiti tv ERTV. Në ato pamje filmike që janë të datës 23.07.2019, janë hequr apo montuar shumë debate të personave që e ndjejnë akoma kauzën, ndërkohë që shumica e pjesemarrësve të cilët jo për rastësi ishin ulur në vende të papërshtatëshme, u ndien shumë të ndrydhur sa që të krijohej përshtypja se kishim të bënin jo me interpelancë por me miratimin e atyre që regjizori deshironte, pasi kjo reformë do të sjellë pasoja shumë të rënda për personat me aftësi të kufizuar. Por pse kryeministri Rama e nxorri vetëm dje? Po pse kryeministri Rama nuk dëgjon një herë të vetëm organizatat që janë vetë PAK, edhe jo ato organizata ‘’vemje’’që thithin gjakun për PAK.?Këto janë pyetje që i bën kushdo vetes e për më shumë edhe cdo person PAK, por që ndoshta edhe deri në fundin e jetës nuk do të marrin pëegjigje, pasi kjo qeveri është e bindur që po bëjnë më të mirën për PAK, kjo e mbështetur edhe nga ato organizatat për PAK, që ‘’rrjepin’’ fondet për PAK dhe I bëjnë fresk qeverisë. Në atë mbledhje perveç figurantëve të bindur, ka pasur edhe persona PAK të shumë organizatave të cilët kanë bërë ‘’lufte’’me Ministren pasi ata janë kundër kësaj reforme madje edhe duke sjellë argumenta, por këto argumente e kjo luftë nuk shfaqet nga kryeministri, madje duket se vetëm buqetat me lule kanë munguar në këtë takim për ti dhënë tamam kuptim se kjo qeveri po bën më të mirën për PAK. Në shtator organizatat kombëtarë të aftësisë së kufizuar do të fillojnë lëvizjet e tyre për të mos e lënë këtë reformë të kalojë, pasi personat PAK do të përjetonin një humbje të madhe në ekonimi, në shërbime, në autonimi, në dinjitet etj etj. Madje në atë takim personave të verbër ju është kërkuar të vinin vetëm,në atë takim të mos kishin shoqërues, duke lenë të kuptohet që shoqëruesi part time,është ide gjeniale e gjetur e tyre në këtë reformë të zezë,e cila do të përpijë shumë të drejta të PAK,që kanë vite që i kanë fituar e që janë lodhur shumë për ti arrritur.Por kaq duhet një mëndje e bukur e një personi me zemër të vogël për të prishur gjithcka që ishte ndërtuar me mish e me shpirt, por një gjë është e sigurt që cdo person PAK nuk do të tërhiqet nga mbrotja e të drejtave të tyre, përvec atyre që janë shitur e blerë tek pushteti.