Hëna e re në Luan! Ja 2 shenjat e HOROSKOPIT që do u ndryshojë jeta gjatë kësaj periudhe!

632
Sigal

Hëna e re në Luan, sinjalizon jo pak ndryshime në jetën tuaj. Në terma të astronomisë, një “hënë e re” do të thotë që Hëna është në një linjë me Diellin, duke e bërë atë shumë të padukshëm nga Toka. Gjatë një viti ka 12 hëna të reja e secila sinkronizohet me një shenjë të ndryshme të zodiakut.

Kjo hënë e re në shenjën e Luanit do të bëjë që ju të argëtoheni sa më shumë të jetë e mundur, para se verës t’i vijë fundi.

Ja çfarë mund të prisni nga hëna e re në Luan:

As nuk do e çoni dy herë nëpër mend një mendim para se ta thoni! Do jeni të ‘apmëshirshëm’ e nuk do të kërkoni falje për asgjë ! Do i thoni gjërat troç e nuk do të pendoheni.

Energjia e Luanit do të prekë të gjitha shenjat nga pak , kështu që mos u çudisni kur ta shihni veten duke ecur rrugëve të qytetit me duart plot me qeska ! Kjo është ajo që bëjnë më mirë luanët, të shpenzojnë për veten e tyre dhe të tjerët. Nuk është vetëm energjia e Luanit , por edhe Venusi në Luan, gjë që do ju bëjë të admirueshëm 24/24.

“Do të keni një përparim ose një avari në marrëdhëniet tuaja,” citon Cosmopolitan.

Në këtë momente ju mund të ndiheni pak më të ndjeshëm, kështu që mbajeni në mend para se të filloni të rendisni të gjitha arsyet që partneri juaj nuk interesohet për ju vetëm sepse nuk e vunë re menjëherë prerjen tuaj të re të flokëve.

Hëna e re në Luan do të ndikojë në të gjitha shenjat astrologjike, por Luani dhe Ujori do ta ndiejnë atë më shumë.

Kjo fazë lidhet me argëtimin, por gjithashtu mund të ndjellë mendimet tuaja më të thella ,sesi ta ndryshoni për mirë jetën tuaj.

Hëna e re pasardhëse është tek Virgjëresha dhe do të ndodhë më 30 gusht. Gjatë kësaj hëne të re, do të ndjeni një nxitje të madhe për të marrë jetën tuaj dhe emocionet tuaja nën kontroll. Deri atëherë shijoni atë çka ju ofron luani./Living