Bëri sherr me të dashurën, futbollisti i Partizanit shoqërohet në polici

411
Sigal

Futbollisti i Partizanit Aristoteles Romero, teksa futbolli ka ndalur, kalon në qendër të vëmendjes me bëmat e tij jashtë fushe, që jo pak herë e kanë futur shpesh në telashe!

Ditën e sotme, venezueliani 24-vjeçar që te kampionët në fuqi ka ardhur me formulën e huazimit nga skuadra e Krotones, është shoqëruar në komisariatin numër 2 të kryeqytetit. Shkak është bërë një sherr i ashpër me të dashurën e tij dhe tonet e larta e të bërtiturat kanë alarmuar fqinjët.

Nuk është hera e parë që policia troket në derën e Romeros, duke qenë se ai shpesh është bërë problem për volumin e lartë të muzikës deri në orët e para të mëngjesit. Edhe në stërvitje shpesh ka qenë problematik me shokët e ekipit.

Aristoteles Romero është aktivizuar në total vetëm 676 minuta, 7 herë si titullar dhe 7 herë si zëvendësues në 26 javë të superiores, duke koleksionuar 6 kartonë të verdhë dhe duke mos lenë shenjë në asnjë takim. Madje pas ardhjes së Sormanit në janar, Romero është spostuar në ekipin B të Partizanit, dukë sjellë një dëm të madh në arkat e klubit pasi është një nga lojtarët më të paguar në superiore.