Arrihet marrëveshja me dy sponsor, Barcelona përfiton miliona euro

186
Sigal

Skuadra e Barcelonës është afër mbylljes së marrëveshjeve me sponsorët e skuadrës. Katalanët kanë kontaktuar gjigantët si ‘Spotify’ dhe ‘Polkadot’ për këtë çështje, dhe gjithçka duket se po shkon mirë.

Dje u raportua marrëveshja me ‘Spotify’ ndërkohë, sot është shtuar edhe emri i ‘Polkadot’, që fitimet të jenë më të larta.

Ferran Correas raporton se këto dy marrëveshje sponsorizimi do t’i ofrojnë skuadrës 80 milionë euro.

Barcelona është në një krizë ekonomike që po e pengon edhe në merkato.

Pritet vetëm zyrtarizimi i marrëveshjes, sipas raportimeve nga Spanja.