Kërcënuan 60-vjeçarin me armë zjarri në Shkodër, policia shpall në kërkim dy vëllezërit

213
Sigal

Njoftimi i plotë:
Shkodër/ Kanosën 60 vjeçarin për motive pronësie dhe qëlluan me armë zjarri në ajër në oborrin e banesës së tij, Policia identifikon dhe shpall në kërkim dy vëllezërit.
Më datë 26.01.2022, rreth orës 19:05, në fshatin Kasnec, Njësia Administrative Pult, Bashkia Shkodër, shtetasit P. A., 54 vjeç dhe N. A., 46 vjeç (vëllezër), banues në fshatin Dukagjin i Ri Krujë, për motive pronësie kanë kanosur shtetasin N. U., 60 vjeç, banues në fshatin Kasnec Shkodër, dhe kanë qëlluar me armë zjarri në ajër në oborrin e banesës së tij
Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar mënjëherë ë vendin e ngjarjes dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.