Ishte duke punuar, vlonjati dëmtohet në këmbë dhe te pjesa e legenit

201
Sigal

Një 60-vjeçar në Vlorë ka pësuar aksident në punë.

Ai ka qenë duke punuar, kur është dëmtuar në këmbë dhe në pjesën e legenit.

Shtetasi Z. B.,u dërgua për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 26.01.2022, rreth orës 19:10, në spitalin Rajonal Vlorë, është paraqitur shtetasi  Z. B., 60 vjeç, banues në lagjen ” Kushtrimi”, Vlorë, i cili duke punuar është dëmtuar në këmbë dhe në  pjesën e legenit.

Shtetasi Z. B.,u dërgua për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.