Me inisiativën e Avni Hafuzit, konsull i nderit i Shqipërisë në Hungari, u arrit dërgimi i një kamioni 23,5 ton për t’iu ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga tërmeti

524
Sigal

Me inisiativën dhe kontributin e Avni Hafuzit, konsull i nderit i Shqipërisë në Hungari, znj. Balikó-Szendrei Szabina dhe z. Balikó Bernát u arrit dërgimi i një kamioni 23,5 ton, me veshmbathje, konserva mishi, ujë, materiale , higjienike për fëmijë, çokollata, ushqime të ndryshme të paketuara etj, për t’iu ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, që goditi qarqet e Durrësit, Tiranës etj. Natyrisht, në kontributin e mësipërm përfshihet dhe kostua e transportit. Këtu nuk mund të lihet pa përmendur edhe ndihmesa e ambasadorit tonë në Budapest, z. Arian Spasse, i cili lehtësoi ndjeshëm procedurat e nevojshme në territorin e Shqipërisë deri në shkarkimin e mallit në depon e Rezervës së shtetit në Tiranë në ditën e sotme.