Dy turistë gjermanë humbën rrugën mbrëmjen e shkuar në Dajt/ Policia në ndihmë të tyre

Dy turistë gjermanë, të cilët kishin humbur rrugën në një zonë malore në afërsi të Qafë Mollës, janë lokalizuar dhe shoqëruar në një terren të sigurt nga Policia e Tiranës.

Ngjarja është raportuar rreth orës 20:15 të datës 13 shtator 2026, kur policia është njoftuar se dy turistët kishin nevojë për ndihmë, pasi kishin humbur rrugën në një terren të vështirë, në zonën pas malit të Dajtit.

Sigal

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë organizuar operacionin për lokalizimin dhe shoqërimin e tyre.