Arjan Pisha: Shtyrja e startit të kampionatit, në shërbim të skuadrave

63

ABISSNET SUPERIORE/ Flet për “Telegraf” Arjan Pisha, ish-futbollist i Elbasanit, Dinamos dhe Tiranës

Sigal

Agron Kaja

“Kjo është periudha më e “nxehtë” në kuptimin e përgatitjeve dhe të merkatos. Duke parë e lexuar këtë situatë në media, mendoj se Tirana, Partizani, Vllaznia e Dinamo janë treguar më aktive në përgatitje dhe në merkato.”

Kampionati i Abissnet Superiore 2023-2024 duhej të niste më 19 gusht, sa shërben shtyrja e tij me një javë?

Mendoj se nuk ka asgjë të keqe shtyrja me një javë e kampionatit, sepse kjo javë ju vlen skuadrave për të bërë më shumë kolaudime e përgatitjen e tyre. Kështu që unë e mendoj në të mirën e skuadrave, që nuk sjell problematikë.

Në Superiore konkurrojnë 10 skuadra që kanë fituar 81 tituj kampionë. Ky tregues historik sa vlerë ka?

Historia ka vlerë në realitetin e sotëm, por ky kampionat do të jetë shumë më i fortë se i kaluari. Ka skuadra të forta si Partizani, Tirana, Vllaznia e Egnatia, dhe rikthehet Dinamo dhe kjo pjesëmarrje emrash do ta rritë konkurrencën mes tyre.

Të gjitha skuadrat kanë kryer merkato me hyrje e dalje, si dhe ndeshje miqësore, cilën e veçoni si më aktive?

Kjo është periudha më e “nxehtë”, në kuptimin e përgatitjeve dhe të merkatos. Tirana, Partizani, Vllaznia e Dinamo janë treguar më active, në merkato janë më të veçanta. Por çdo skuadër ka bërë lëvizje sipas mundësive e synimeve.

Sezoni nis me ndeshjet e kampionatit, mundet që të fillonte me ndeshje të Kupës së Shqipërisë, apo ndonjë event tjetër jashtë kampionatit?

Edhe mund të fillonte me Kupën e Shqipërisë, por edhe kështu kjo nisje nuk ka ndonjë problem të madh. Rëndësi ka që të gjitha skuadrat janë përgatitur për një start sa më të mirë dhe do të uroja që kështu të ndodhë.

Skema me “Final 4” që mendohet të aplikohet në këtë sezon të Abissnet Superiore, sa ndikim ka për titullin kampion?

Nuk më duket një skemë e keqe, sepse ajo është provuar edhe në Belgjikë dhe ka rezultuar e mirë. E mendoj si interesante, por këtu te ne gjithmonë ka polemika kur ka risi në futboll. Një ekip i mirë nuk tundohet nga “kapriçiot” e formulës.

E drejta televizive u bë si një telenovelë televizive, ka diçka prapa kuintave në këtë handikap?

Me të drejtën televizive kështu po ndodh këtu në futbollin shqiptar. Edhe këtu do t’i quaja si “kapriçio” me të tilla vonesa dhe nuk mund të flas shumë. Sepse gjithmonë ndodh e njëjta situatë në startin e sezonit, ndoshta është për mirë!

Parë në këndvështrimin e mësipërm, ju si e parashikoni ecurinë e këtij sezoni në Superiore?

Në situata përgatitore me merkato dhe ndeshje miqësore, duket se do jetë pozitive. Do të jetë shumë më interesant, e këtu shikoj se do afrohet më shumë tifozeria. Kur ekipet bëjnë paraqitje të mira, ata do afrojnë edhe tifozët, që janë të domosdoshëm.

Çdo fillim sezoni e ka edhe një parashikim. Cilat skuadra ju i mendoni si protagoniste dhe cilën si fituese të kampionatit?

Është një pyetje e vështirë për një përgjigje të saktë. Gjithsesi, unë mendoj e besoj se rivaliteti do jetë me disa skuadra, si Partizani, Tirana, Vllaznia, Dinamo, Egnatia e Skënderbeu. Por, për titullin kampion mendoj Partizanin me Tiranën.

Abissnet Superiore

SEZONI 2023-2024

Fillon më 26.08.2023

Luhet me katër faza

Mbaron në 11.05.2024

Për titullin, “Final 4”

 

PJESËMARRJA

Skuadrat  Pjes. Tituj

1.Partizani 71     17

2.Tirana     84     26

3.Egnatia   4       –

4.Vllaznia  83     9

5.Laçi                  24     –

6.Teuta      83     2

7.Kukësi    12     1

8.Erzeni     8       –

9.Skënderb.        67     8

10.Dinamo 63     18

Konferencë Ligë/ Turi PLAY-OFF

Kualifikim historik i Partizanit, udhëton në Kazakistan

 

Faza Play-off

Ndeshjet e para

Datë 24 gusht 2023

Astana-Partizani 16:00

Struga-Breidablik        20:00

Ballkani-BATE 20:30

Kthimi, 31 gusht 2023

Pasi e mbylli ndeshjen e turit të tretë në Konferencë Ligë me fitoren e dytë 1-0 ndaj Valmerias së Letonisë, Partizani kualifikohet në fazën Play-off. Përballë do të ketë Astana të Kazakistanit, e cila u eliminua në turin e tretë të Ligës së Kampioneve nga Ludogorets. Një kualifikim historik ky për Partizanin që do të provojë shansin për ta çuar historinë edhe më tej. Nga skuadrat e tjera shqiptare, Ballkani i Kosovës dhe Struga e Maqedonisë së Veriut u kualifikuan për në turin Play-off, një sukses ky i tre skuadrave shqiptare në këtë tur të Konferencë Ligë.