Mourinho: Jam mësuar të vuaj më pak në stol, mezi pres të mbyllet ndeshja kur jemi duke fituar

184
Sigal

Jose Mouriho nuk zhgënjen kurrë kur flet para kamerave. Nuk zhgënjeu edhe në përfundim të ndeshjes së fituar 2-0 ndaj Spezias, teksa për mikrofonat e DAZN deklaroi:

“Në historinë time tek Interi, Reali i Madridit dhe Chelsea kisha skuadrat më të mira në botë. Kam nevojë për forcë për të luftuar kundër ndonjë frustrimi.

Jam mësuar të vuaj më pak në stol. Për shembull, kur drejtoja Realin dhe po humbnim 0-1 në 15 minutat e para, e dija që do të përfundonte 5-1. Tani, te Roma, edhe kur po fitojmë 2-0, vuaj në pankinë dhe ndonjëherë mezi prej të bjerë bilbili për përfundimin e lojës”.

Fjalë të drejtpërdrejta për të reaguar se verdhekuqtë as që u afrohen për nga niveli skuadrave që “Special One” ka drejtuar më parë.

Një mesazh edhe për drejtuesit e tifozët e Romës, që nuk të presin ndonjë mrekulli me një organikë me cilësi të kufizuar.