“France Football”: Ja 3 arsyet pse duhet të ndeshemi me Shqipërinë në Euro 2016

548
Kombëtarja shqiptare dhe kualifikimit për në Euro 2016 që do të zhvillohet në Francë ka tërhequr vëmendjen edhe të mediave franceze. Numri i fundit i të përjavshmes franceze “France Football” në rubrikën “3 arsye për…” duke renditur fillimisht arsyet që i sollën futbollistët tanë deri në Kampionatin Evropianin tregon edhe “3 arsyet” se pse do që vendi organizator të ndeshej me Shqipërinë
Revista prestigjoze shkruan se, do të ishte fakt interesant që Franca mikpritëse të ndeshej me vendin e vogël që merr pjesë për herë të parë në një kompeticion të tillë. Edhe kur fitoi Kupën e Botës në 1998, Franca luajti kundër një debutanti, Afrikës së Jugut.
Si arsye të dytë, “France Football” rendit faktin se Shqipëria ka dy futbollistë me Nantes (Cana Lenjani) një qytet që i sjell fat skuadrës së gjelave. Dhe së treti thotë revista, Shqipëria ishte i vetmi ekip, i grupit, i cili i mori skuadres së Deshampit 4 pikë dhe që e mundi atë në “Elbasan Arena” më 13 qershor.
“Ku ka vend më të mire sesa një Europian për t’u hakmarrë” shkruan “France Football”: duke uruar që në shortin e mesdhjetorit dy ekipet te bien bashkë në një grup. 


Sigal