Argjentina publikon listën për kualifikueset e Botërorit, Skaloni i habit të gjithë. Lë jashtë skuadrës…

206
Sigal

Kombëtarja e Argjentinës ka publikuar ditën e sotme listën e lojtarëve që do të jenë pjesë e skuadrës për dy ndeshjet kualifikuese të Botërorit “Katar 2022” që Argjentina do të luajë ndaj Kilit dhe Kolumbisë në muajin qershor.

Tekniku Lionel Skaloni i ka habitur të gjithë teksa në listën e futbollistëve të grumbulluar mungojnë dy emrat të mëdhenj si Ikardi dhe Dibala.

I pari nuk ka kaluar një formë të mirë tek PSG-ja duke mos arritur të gjeje shumë hapësira në skuadër, duke marrë parasysh dhe formën e mirë të Mbapes dhe Nejmarit.

Në krahun tjetër, Dibala u kushtëzua nga një dëmtim që e la jashtë fushës për shumë kohë duke humbur pjesën më të madhe të sezonit me Juventusin. Në listë nuk mungojnë lojtarë si Mesi, Di Maria, por ka dhe surpriza si German Pecela i Fiorentinës apo Molina i Udinezes.