INTERVISTA/ Nis Kupa e 73-të e Shqipërisë, flet për “Telegraf” specialist i futbollit, Gentian Begeja
Agron KAJA
Kupa e Shqipërisë nis edicionin e 73-të, veç zyrtarizimit, për çfarë shërbejnë më shumë këto ndeshje?
Kjo varet nga skuadrat, sepse disa e kanë objektiv Kupën, disa jo. Kanë efekt të dyfishtë, por i shërbejnë edhe rekuperimit të lojtarëve dhe koaludimit të skuadrave, pas ndëprerjes 10 ditore që kushtëzuan dy ndeshjet e Kombëtares.
Skema e Kupës në këtë tur i përjashton skuadrat e Superiores, mundet të kishim një tur me më shumë skuadra?
Në fakt, edhe në Europë kjo skemë aplikohet, që është edhe një skemë normale për futbollin shqiptar. Të gjitha skuadrat i bjënë llogaritë vetë për Kupën, por edhe kështu ka një vlerësim, sepse me 3-4 takime të Kupës shkon edhe në Europë.
Ky tur luhet vetëm me një takim, mund të themi se skuadrat vëndase janë më të favorizuara për fitore?
Këtu marrin pjesë dy ekipet e vendeve 9-të e 10-të të Superiores në sezonin e kaluar, 12 ekipet pjesëmarrëse në Kategorinë e Parë në sezonin e kaluar, 16 ekipet nga Kategoria e Dytë. Më të favorizuara skuadrat pritëse, janë më cilësore dhe e kalojnë turin.
Fakti që në këtë tur luajnë skuadra që e kanë fituar Kupën, i bën më interesante përballjet?
Mendoj se, duke qënë se përballen skuadra në nivele dhe diferenca të ndryshme, e shton interesin për tu parë. Unë mendoj se këto skuadra nuk e kanë fokusin te Kupa, objektiv kanë kalimin në Superiore. Kupa ka treguar se surprizat janë të pakta.
Në cilën nga ndeshjet mendoni rezultat surprizë, duke i parë raportet e skuadrave në kategoritë ku luajnë?
Nisur nga historia, Flamurtari e ka fituar 4 herë Kupën e Shqipërisë, Elbasani, Besa dhe Kukësi nga 2 herë, Apolonia 1 herë. Këto skuadra kundërshtarët i kanë më inferiorë, por në çiftet e tjera ka vënd edhe për ndonjë surprizë, si Pogradeci-Luftëtari.
Në fundjavë rinis Abissnet Superiore, si e komentoni kalendarin e javës së 9-të të saj?
Mendoj se kjo javë ka ndeshje shumë interesante, të forta që nuk mund të japësh parashikime. Javë pas jave po shohim se pak diferenca kanë skuadrat mes tyre. Gjashtë të parat kanë treguar më shumë cilësi e do jenë pretendente për “Final 4”. Gjithsesi, kampionati është i gjatë.
Luhet “Derbi” i kryeqytetit Tirana-Dinamo, është sfidë bardheblu, apo konfirmim për ngjitjen e Dinamos?
Është një sfidë e barabartë, e shoh Dinamon si ekip më të plotësuar më të fortë dhe stolin e ka më të mirë. Nisur nga shumë faktorë, kjo do jetë një ndeshje e barabartë. Nuk mendoj se historia do të ketë ndikim të dukshëm te të dyja skuadrat.
Edhe Kategoria e Parë do luajë ndeshjet e javës së 8-të, do kemi një javë me ndeshje delikate?
Në këtë kategoti, kalendari duket se i ka ndeshje të gjitha ndeshjet delicate. Por më të favorizuara janë skuadrat e kreut, si Besa, Flamurtari e Vora. Çiftet e tjera janë në ekuilibër mes tyre, si Kukësi-Kastrioti, Vora-Lushnja dhe Apolonia-Burreli.
Canaj për Kupën: Motivim për kampionatin

Ditën e mërkurë do të luhen ndeshjet e Kupës së Shqipërisë, edicioni i 73-të. Në të marrin pjesë 32 skuadra, dhe mes tyre Korabi i Peshkopisë, i cili do të presë në fushën e tij Veleçikun e Koplikut. Për këtë sfidë, trajneri i dibranëve Agim Canaj, shprehet me respekt për kundërshtarin, por në fokusin e tij është kampionati, pasi aty kanë luajtur mirë dhe nuk janë shpërblyer sa duhet. “Në kampionat mbetëm në krizë rezultatesh, por jo në lojën tonë. Ndryshimet në vijën e sulmit erdhën pas dy dëmtimeve, Marku e Çema. Gjithsesi, ndeshja e Kupës me Veleçikun do jetë motivim edhe për kampionatin. Është një kundërshtar i vlerësuar nga ana jonë”.
Në javën e 8-të të kapionatit, Korabi do të luajë në Tropojë ndaj Valbonës vëndase,
Një sfidë mes të barabartëve në renditje me nga 5 pikë, në vëndet 10 e 11.
Nica, përgatitje dhe rikuperime, sy e veshë në Kukës

Trajneri i Kastriotit, Stavri Nica, e morri drejtimin e skuadrës krutane në javën e kaluar, pas humbjes 0-2 me Vorën, në javën e 7-të të kampionatit. Gjatë këtyre ditëve përgatitore, tekniku durrsak, si “stekë e vjetër” në trajningun e futbollit shqiptar, tashmë e ka të qartë situatën dhe këto ditë pushimi pa ndeshje zyrtare është munduar të korrigjojë, kryesisht në vijën e sulmit. “E morra drejtimin e skuadrës së Kastriotit me besimin tim si profesionist se Kastrioti është ekip i investuar dhe me lojtarë cilësorë. Kam ditë që e kam nisur punën stërvitore, e duke qënë se disa lojtarë i njoh më parë, shikoj një reagim të mirë nga të gjithë. Mendoj se rikthimi i sulmuesit Joan Çela është pozitiv për skuadrën, por në sfidën e Kupës me Albanët do shoh shumë. Natyrisht, fokus mbetet kampionati”.
Kupa e Shqipërisë luan edicionin e 73-të të saj. Në 72 edicionet e luajtura, fituesit janë: Tirana 16, Partizani 15. Dinamo 13, Vllaznia 8, Flamurtari e Teuta 4, Besa, Laçi, Kukësi, Elbasani dhe Egnatia 2, Skënderbeu dhe Apolonia nga 1 herë.

KUPA E SHQIPËRISË-NDESHJET FAZA 1/32
Datë 16 tetor 2024
Erzeni-Naftëtari 13:30
Valbona-Besëlidhj 13:30
Elbasani-Turbina 13:30
Tomori-Iliria 13:30
Flamurtari-Devolli 13:30
Besa-Tërbuni 13:30
Apolonia-Këlcyra 13:30
Burreli-Sopoti 13:30
Datë 16 tetor 2024
Kukësi-Albanët 13:30
Pogradeci-Luftëtar 13:30
Bylis-Adriatiku 13:30
Luzi-Shkumbini 13:30
FK Vora-Gramshi 13:30
Lushnja-Oriku 13:30
Korabi-Veleçiku 13:30
Kastrioti-Butrinti 13:30
ABISSNET SUPERIORE
Ndeshjet-Java 9
E shtunë, 19 tetor 2024
Egnatia-Teuta 14:00
Laçi-Vllaznia 14:00
Tirana-Dinamo C 17:00
E dielë, 20 tetor 2024
Bylis-Skënderbeu 14:00
Elbasani-Partizani 17:00
RENDITJA
Skuadrat Nd Pikë
1.Partizani 8 15
2.Egnatia 8 14
3.Vllaznia 8 14
4.Dinamo C 8 14
5.AF Elbasa 8 13
6.Teuta 8 13
7.Tirana 8 9
8.Skënderbe 8 7
9.Bylis 8 5
10.Laçi 8 3
KATEGORIA E PARË
Ndeshjet-Java 8
E dielë, 20 tetor 2024
Erzeni-Besa 14:00
Valbona-Korabi 14:00
Kukësi-Kastrioti 14:00
Vora-Lushnja 14:00
E hënë, 21 tetor 2024
Flamurtari-Pograd 14:00
Apolonia-Burreli 14:00
RENDITJA
Skuadrat Nd Pikë
1.Besa 7 19
2.Flamurtari 7 18
3.Vora 7 18
4.Burreli 7 11
5.Kastrioti 7 10
6.Pogradeci 7 9
7.Lushnja 7 9
8.Kukësi 7 9
9.Apolonia 7 5
10.Korabi 7 5
11.Valbona 7 5
12.Erzeni 7 1




















