Përplasen dy makina në Tiranë, plagoset 35 vjeçarja

217
Sigal

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në Tiranë, ku si pasojë ka mbetur e plagosur një 35 vjeçare

Policia njofton se dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën në kryqëzimin e Fushë- Prezës, ku si pasojë është dëmtuar shtetasja E. K., 35 vjeçe. E reja e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve

“Më datë 16.05.2021, ora 19:30, në kryqëzimin e Fushë- Prezës, janë përplasur dy automjete. Si pasojë është dëmtuar shtetasja E. K., 35 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.