E rëndë në Fier/ Përplas nënën me dy fëmijët, shoferi ia mbath nga vendngjarja

211
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Fier mbrëmjen e sotme.

Një automjet ka përplasur nënën dhe dy fëmijët e saj dhe më pas është larguar nga vendngjarja, ndërsa aksidenti ka ndodhur pak minuta më parë në qendër të qytetit të Fierit.

Automjeti mësohet se ka qenë duke lëvizur në bulevard, ndërsa ka përplasur nënën dhe dy fëmijët, të cilët janë dërguar në Spitalin e Fierit.

Burime nga spitali thonë se gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e stabilizuar.