KATEGORIA E PARË/ Ish-sulmuesi i kurbinasve, Agim Meto, analizon rrugëtimin në 30 javë dhe vazhdimësinë
Agron KAJA
Në Kategorinë e Parë u mbyll një javë ku nuk munguan rezultatet jashtë pritshmërive, protestat dhe loja e rëndë, por edhe vendime të arbitrave që shpesh vunë në dyshim rezultatet. Në gjashtë sfidat e luajtura për javën e 30-të, rezultatet kanë qënë interesante, dhe këtë e shpreh edhe ish-goleadori i Laçit, Agim Meto, i cili dje për gazetën “Telegraf” u shpreh se këtë sezon në Kategorinë e Parë ka patur skuadra me nivel të mirë garimi. “Jo vetëm duke ju referuar kreut të renditjes në 30 javë, por edhe duke ju referuar gjithë rrugëtimit në këtë sezon, unë mendoj se treshja e kreut të renditjes (Skënderbeu, Laçi e Pogradeci), është duke i dhënë nivel e cilësi garës. Të treja janë të denja që të jenë pjesë e Superiores për sezonin e ardhshëm, dhe Laçin e shikoj si një skuadër që i duhet Superiores. Këtë sezon do jetë njëra nga dy skuadrat që do ngjiten direkt në Superiore për sezonin e ardhshëm, dhe këtë e mbështes në mendimin tim se Laçi luan futboll më të mirë se skuadrat e tjera në këtë kategori. E shikoj si një ekip që do ngjitet në Superiore”, kështu e nisi dje analizën e tij ish-futbollisti i Laccit, Agim Meto, i cili më pas iu referua jo vetëm sfidës së fundit që e fitoi në transfertë ndaj Kastriotit, por edhe fitoreve të tjera, të cilat sipas tij kanë qënë vendimtare në këtë ecuri të mirë të skuadrës. “Fitorja e Laçit ndaj Kastriotit në javën e kaluar, tregoi për vazhdimësinë e mirë që kjo skuadër po kalon në garën e kampionatit që tashmë është në tre javët e fundit deri në mbylljen e tij. Ndaj krutanëve gjithmonë ka qënë si një “derbi” për Laçin, dhe unë e mendoj një “dopjo-fitore” në këtë moment me dritëhije në kreun e renditjes”. Por në javën e 31-të Laçi do të presë në fushën e tij skuadrën e Pogradecit, dhe për Agim Meton, kjo është ndeshja që skuadra kurbinase duhet që ta fitojë patjetër. “Laçi në këto tre javët e fundit të kampionatit do të luajë dy sfida të vështira për të mbajtur kreun e renditjes që e dërgon direkt në Superiore për sezonin e ardhshëm. Së pari, me Pogradecin është një ndeshje që duhet ta fitojë me patjetër, sepse është më e rëndësishmja për ta mbajtur larg këtë skuadër që po e ndjek në tabelën e renditjes. Kam besim se do t’ia dalin, e këtu përfitoj të them se këtë javë do të shohim ndeshje të mira, besoj se brenda tyre do ketë edhe ndonjë suprizë”, ishte kjo analiza e fierakut Agim Meto, ish-futbollist i Laçit në Superiore.
Një talent shqiptar që shënoi kundër Messi-t

Adri Mehmeti vazhdon të shkëlqejë në kampionatin amerikan të futbollit ku në startin e edicionit ka qenë një nga emrat më të përmendur, ndonëse vetëm në moshën 17-vjeçare. Mesfushori ka shkëlqyer me paraqitjet e tij dhe po shfaqet rregullisht në formacionet e përzgjedhura nga ekspertët e MLS javë pas jave. Edhe pas javës së 7 të kampionatit, ai la shenjë me paraqitjen përballë Inter Majemit të Messi-t. Ekipi i Nju Jork Red Bulls luante në transfertë ndaj kampionëve, skuadra e Mehmetit dhuroi paraqitje të mirë dhe ia doli të ndalte Mesi & Co. Vetë Mehmeti ishte autori i golit të barazimit 2-2, që i hoqi mundësinë Inter Majemit t’i gëzohej fitores së parë në stadiumin e ri.
Qazim Laçi protagonist te Rizespor, fitore me gol

Fundjava ka sjellë paraqitje pozitive për futbollistët shqiptarë që aktivizohen në kampionatet europiane, por protagonisti kryesor i javës ishte mesfushori i Kombëtares, Qazim Laçi, në fitoren bindëse 4-1 të Rizespor ndaj Samsunspor. Futbollisti shqiptar ishte vendimtar në këtë sfidë duke kontribuar me një gol dhe dy pasime goli. Ai shërbeu fillimisht për gol në minutën e 43-të, ndërsa në kohën shtesë të pjesës së parë realizoi edhe vetë. Në pjesën e dytë, Laçi dhuroi edhe asistin e dytë të ndeshjes, duke konfirmuar një formë shumë të mirë. Mesfushori i Kombëtares është aktualisht edhe golashënuesi më i mirë i skuadrës së tij me pesë gola, ndërsa ka regjistruar edhe tetë asistime gjatë sezonit.
Në Pogradec ka aromë Superioreje, 100 mijë euro premio
Kalendari i javës së 31-të ka një kryendeshje. Dhe është pikërisht sfida Laçi-Pogradeci, ku në 90 minuta do jetë një premierë në të cilën do vendoset kryesisht për secilën skuadër, dhe te liqenorët do ketë shpërblime të larta. Fitorja do ta afrojë me Skënderbeun kryesues, barazimi do ti mbante Laçin dhe Pogradecin në ethe deri në ndeshjen e fundit me korçarët. Por te Pogradeci do do kenë edhe dy premio: 50 mijë euro për Laçin dhe 100 mijë euro për Superioren. Aromë Superiore!

Nga Besa te Besa, kriza te Apolonia me 16 ndeshje pa fitore
Te skuadrat që po luftojnë për mbijetesë, veçohet një fakt te Apolonia. Fierakët kanë 16 javë pa fituar një ndeshje, që nga java e 14-të më 3 dhjetor 2025, Apolonia-Besa 2-0. Një krizë e dyfishtë, për fitore dhe për mbijetesë në renditje, e cila në këtë javë të 31-të vjen pikërisht në përballje me Besën.
KATEGORIA E PARË
SEZONI 2025-2026
Ndeshjet-Java 31
E dielë, 19 prill 2026
Skënderbeu-Kastrioti 15:00
Laçi-Pogradeci 15:00
Apolonia-Besa 15:00
Lushnja-Iliria 15:00
AF Luftëtari-Burreli 15:00
Kukësi-Korabi 15:00
RENDITJA
Skuadrat Nd P
1.Skënderbeu 30 73
2.Laçi 30 70
3.Pogradeci 30 67
4.Iliria 30 38
5.Kastrioti 30 36
6.Besa 30 35
7.Korabi 30 33
8.Burreli 30 33
9.Apolonia 30 27
10.Kukësi 30 27
11.Lushnja 30 26
12.AF Luftëtari 30 25






















