Agim Çiraku: AN “Te Stela”, shkolla e rekordeve në notin shqiptar

513
NOT/ Sot, në Akademinë e Notit “Te Stela”, zhvillohet veprimtaria e radhës “Notojmë dhe festojmë”, flet kryetrajneri
Për veprimtarinë e sotme “Notojmë dhe festojmë”, e cila do të zhvillohet në Akademinë e Notit “Te Stela”, Presidenti i Federatës Shqiptare të Notit, Agim Çiraku, ka një falënderim të veçantë. Duke e vlerësuar këtë aktivitet që e organizon vetë Akademia e Notit “Te Stela”, presidenti i notit shqiptar e quan atë një shkollë për këtë sport. “Tashmë është bërë publik kontributi që jep Akademia e Notit “Te Stela”, në rritjen e nivelit e të cilësisë në sportin e notit. Edhe kjo veprimtari, në shërbim të këtyre dy treguesve është, ndaj fjalët e mira rrjedhin natyrshëm”, kështu theksoi Njëshi i notit shqiptar, dje për gazetën “Telegraf”, i cili e ka edhe një urim të veçantë: “Uroj që të thyhen sa më shumë rekorde. “Te Stela” tashmë është shkollë e rekordeve në notin shqiptar!”.
Sigal