A i ka marrë apo jo shpërblimet për medaljet? Sqarohet Briken Çalja: Ministrinë e duartrokas, ndërsa Federatën e sfidoj…

130
Sigal

Një postim i kampionit të peshngritjes Briken Çalja ka shkaktuar një furtunë reagimesh në rrjetet sociale dhe jo vetëm, pas pretendimeve të tij për pagesën në lidhje me medaljet e marra teksa përfaqëson Shqipërinë në garat ndërkombëtare.

Vetë Çalja i ka vënë pikat mbi i të debattit, duke sqaruar se nuk ka asnjë pretendim në lidhje me ligjin e kaluar nga qeveria shqiptare, por nuk mund të shprehë të njëjtën gjë për mënyrën e ndarjes së këtyre pagesave nga Federata e Peshngritjes.

Çalja lë të kuptohet se është i pakënaqur mbi mënyrën se si këto pagesa janë bërë nga Federata e Peashngritjes, duke sqaruar si më poshtë:

Sqarim per opinionin publik ne lidhje me situaten e krijuar :

Se pari, postimi i i bere dje ne profilin tim nuk ka lidhje me shperblimet financiare te medaljeve te fundit. Per cdo postim ne profilin tim mbaj pergjegjesi morale prandaj eshte udhes te sqaroj konkretisht disa situatat dhe mos ti lihet vend keqintepretimeve.

Se dyti, meqe kartat per temen e shperblimeve u hapen mbi tryeze doja te sqaroja dhe te vija pikat mbi “i” per disa gjera.

Ne lidhje me qeverine dhe Ministrine konkretisht i jam vertet mirenjohes per Ligjin e ndryshuar te Sportit dhe per procedurat korrekte ne lidhje me shperblimet e sportistave per medaljet e fituara. Ministria e ka bere punen e vete per kete teme dhe korrektesia e treguar nga ana e saj meriton vec se duartrokitje.

Ne lidhje me Federaten e Peshengritjes, doja thjesht te shprehja keqardhje per genjeshtrat dhe hipokrizite e vazhdueshme ne lidhje me kete teme. Nese ne llogarine e Brikenit ka ardhur shperblimi i plote i medaljeve sic Federata pretendon kjo eshte lehtesisht e verifikueshme. 

Ne llogarine e Brikenit ka kaluar vetem urdhri i pare i Ministrise, sic dhe une kam rene personalisht dakord per ndarjen e shperblimit ne pjese. Cdo transaksion bankar eshte lehtesisht i verifikueshem ne sistemet bankare dhe ne Thesarin e shtetit, keshtu qe ti leme menjane hipokrizite dhe genjeshtrat por ti japim drejtim punes sic duhet.

Mbaj pergjegjesi morale e ndoshta edhe me teper per fjalite e fundit ne lidhje me Federaten e Peshengritjes dhe procedurat e shperblimit financiar!

Doja thjesht tju falenderoja per perkrahjen dhe shihemi se shpejti ne garat e ardhshme.

Më herët reagoi dhe ministrja Evis Kushi, e cila tha se është e pavërtetë që qeveria shqiptare sorrollat sportistët, ndërkohë që ftoi të gjitha Federatat që të veprojnë shpejt në lidhje me shpërblimet financiare.

Postimi i Kushit:

Po lexoj sot në media një lajm të pavërtetë që gjoja qeveria sorollat kampionin Briken Çalja dhe nuk e ka shpërblyer ende për titullin kampion bote në peshëngritje. Për informim të opinionit publik, po ju publikoj urdhërat e pagesës për shpërblimin e Brikenit bashkë me trajnerin e tij, jo vetëm për kampionatin botëror por edhe atë evropian.

Aktualisht, MAS i ka kryer të gjitha procedurat financiare për shpërblimin e të gjithë sportistëve që kanë fituar medalje, nëpërmjet federatave sportive përkatëse, sipas legjislacionit në fuqi. Pas kësaj, është detyrim i vetë federatave për të kaluar këto shpërblime të qeverisë në llogarinë personale të sportistëve.

I bëj thirrje të gjitha federatave që të zbatojnë detyrimet e tyre ndaj sportistëve brenda afateve të caktuara.

Qeveria shqiptare do të vazhdojë të mbështesë pa u ndalur sportistët tanë elitarë dhe zhvillimin e sportit në tërësi.

Postimi i Federatës së Peshngritjes:

Duke u nisur nga mediat, FSHP ju bën me dije se të gjithë sportistët, duke nisur nga Evangjeli Veli, Erkand Qerimaj, Briken Calja, Samuel Bishanaku dhe Krenar Shoraj janë shpërblyer nga Qeveria Shqiptare dhe Ministria e Arsimit dhe Sporteve si asnjëherë tjetër me rreth 400 milione lekë të vjetra.

Mund të themi se jemi i vetmi vend në botë që me vendim të qeverisë, cdo medalje shpërblehet dhe federata ka shpërndarë shpërblimet, konform ligjit nr 9936, datë 26.06.2008. Është e vërtetë që sportisti Briken Calja, shpërblimin e ka marrë javën e kaluar prej 178 milionë lekë të vjetra.

Pas dorëzimit të aktit noterial, diferenca prej 10 milionë lekë të vjetra do t’i kalojë sportistit Briken Calja ditën e nesërme dt 12.07.2022.