Tirana zyrtarizon axhendën europiane, merr fund çështja e stadiumit

Tirana do të mirëpres me 13 korrik Dinamon e Batumit për turin e parë të Conference League.

Bardheblutë tashmë i kanë dhënë fund çështjes së stadiumit ku do të zhivllohet ndeshja.

NOA

Në fillim në faqen e UEFA-s thuhej se ndeshja mund të luhej jashtë Tiranës.

Por, ka qenë vetë klubi që i ka dhënë fund kësaj dileme nëpërmjet një postimi në kanalin e tyre zyrtarë.

Tirana ka shpallur axhendën teksa ka treguar se ndeshja do të luhetmë 13 korrik në orën 20:00, në stadiumin “Air Albania”.

Postimi i bërë nga ana e Tiranës shoqërohet me diçiturën: Aty ku lu Tirona.