Matura Shtetërore/ Publikohen notat e provimit me zgjedhje, ja sa ishte kalueshmëria

65
Sigal

Janë publikuar para disa minutash notat e provimeve me zgjedhje të maturës shtetërore.

Provimin me zgjedhje e kanë kryer në total 27389 maturantë. 746 maturantë kanë marrë notën 4.00, duke mbetur, ndërsa 153 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.00, duke rezultuar ekselentë.

Kalueshmëria për këtë provim është 97.28% ndërsa nota mesatare është 7.30.

Në orët në vijim do publikohet edhe nota mesatare sipas 12 qarqeve të vendit si edhe statistika te mëtejshme për secilën lëndë me zgjedhje.

Të gjithë maturantët mund të marrin lehtësisht notat e tyre në sistemin digjital, në linkun e mëposhtëm:

http://qsha.gov.al/infos/matura_2023/z/z_rezultate.pdf