FOTO/ Çfarë po ndodh përpara Ministrisë së Arsimit, policia kërkon largimin e studentëve që protestojnë

273
Sigal

Studentët protestojnë sot për masat e marra nga qeveria për zhvillimin e mësimit online.

Ata janë mbledhur në orët e para të mëngjesit përpara Ministrisë së Arsimit dhe kanë filluar tashmë protestën me pankarta në duar. Kërkesa e tyre është që mësimi të zhvillohet në auditore.

Studentët pretendojnë se jo të gjithë kanë mundësi të sigurojnë pajisje teknologjike për zhvillimin e mësimit online.

Në mbështetje të tyre i janë bashkuar protestës edhe disa pedagogë.

Policia ndërkohë është duke i bërë thirrje për tu shpërndarë pasi sipas masave të marra për shkak të pandemisë, grumbullimet nuk lejohen.