E përplasi fuoristrada, kush është shqiptari që humbi jetën në Itali

136
Sigal

Një 37-vjeçar shqiptar humbi jetën disa ditë më parë në një aksident në Itali. Mediat italiane bëjnë me dije se viktima është identifikuar si Alfred Voka, 37 vjeç.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 2 korrikut në një kryqëzim në Varese. Shqiptari udhëtonte me një motor tip Yamaha V-Max dhe u përplas nga një makinë tip “Jeep”.

Ky i fundit ka dalë nga rruga ku ishte dhe është përpjekur që të futet në drejtimin tjetër, por i ka prerë rrugën motorit.

Përplasja ishte fatale. Shqiptari ndërroi jetë menjëherë në vendin e ngjarjes. Të dyja mjetet pësuan dëmtime të rënda.

Ekspertët pritet që të përcaktojnë shpejtësinë e motorit dhe makinës në momentin e ngjarjes. Megjithatë, sipas mediave, drejtuesi i fuoristradës duhet t’i kishte dhënë përparësi motoristit