U nisën nga Llogaraja drejt malit të Karaburunit, humbin turistët francezë

194
Sigal

Turistët francezë kanë humbur sërish në vendin tonë. Këtë të premte raportohet se kanë humbur në zonën e Llogarasë.

Nuk dihet saktësisht, nëse është një apo më shumë turistë francezë të cilët kanë kërkuar ndihmë pasi kanë humbur rrugën dhe nuk dinë ku ndodhen.

Policia e Orikumit së bashku me administratën e zonave të mbrojtura janë nisur për gjetjen e tyre. Sipas policisë turistët francezë janë nisur nga Llogoraja në drejtim të malit të Karaburunit për të zbritur më tej në gjiret e gadishullit.

Nuk dihet ku janë por sipas informacioneve mendohet se ata ndodhen pranë gjirit të Shën Andres. Policia është në kërkim të tyre aksion i nisur prej orëve të vona të natës dhe orëve të para të mëngjesit.