Stërviten Nejmar dhe Zhezus, por topi mbetet në ajër

522
Pasi e kanë nisur muajin shtator 2017 me një fitore ndaj Ekuadorit, në kualifikueset e “Botërori 2018”, dy futbollistët e Brazilit, Nejmar dhe Zhezus, në stërvitjen e djeshme kanë treguar aftësitë e tyre të jashtëzakonshme me top. Të dy sulmuesit e Brazilit, në prag të ndeshjes së nesërme me Kolumbinë, për të argëtuar tifozët në stadium, kanë vrapuar duke mos e lënë topin fare të binte në tokë. Ky ka qenë një veprim që nuk ka kaluar lehtë nga tifozët në stadium, të cilët nuk kaluan keq në këto 90 minuta stërvitore dhe argëtuese.
Sigal