I fiksuar pas perfeksionit, Ronaldo kërkon t’i heqin rrudhat nga statuja e tij

526
Statuja me fytyrën e yllit të Real Madrid Cristiano Ronaldo, që aeroporti i Madeiras në Portugali do të mbajë është shoqëruar me kritika të shumta.
Jo vetëm përdoruesit e rrjeteve sociale që e kthyen në shaka të shumta skulpturën, por si duket edhe vetë Ronaldo nuk duket i kënaqur me të.

“M’u deshën 15 ditë për ta përgatitur këtë” tha skulptori Emanuel Santos. “Megjithatë nuk arriti pritshmëritë e dëshiruara. Madje Cristiano kërkoi që të hiqeshin rrudhat nga syri i krahut të majtë, që të dukej më i ri,” shpjegon ai.

Në një ceremoni të zhvilluar mëngjesin e djeshëm në këtë aeroport, ylli portugez është nderuar nga autoritet vendase edhe me një bust, që për hir të së vërtetës nuk ngjante dhe aq shumë me futbollistin.
Sigal