Humbja e turpshme e Barcelonës ndaj Bayernit, Kroos: Te ne kishte festime inatçore!

255
Sigal

Barcelona pësoi një humbje të turpshme 8-2 ndaj Bayern Munchen-it. Gjermanët kanë qenë në festë, ndërkohë që nuk kanë munguar festimet as në Madrid te Reali. Një nga më të gëzuarit ka qenë padyshim Toni Kroos, i cili nuk ka treguar shumë në një intervistë të dhënë së fundmi.

“Ka gjëra që nuk mund të thuhen në publik, por besoj e kuptoni se nuk kishte shumë keqardhje. Madje kishte disa festime inatçore. Më vjen shumë inat me humbjen tonë ndaj Manchester City-t.

Vendi i Realit është përtej 1/16 të Champions Leagues. Bayerni? Është ekipi më i mirë që ka mbetur dhe mendoj se do ta fitojnë Champions Leaguen deri në fund”, deklaroi Kroos.