Rezultatet e dobëta me Teutën, shkarkohet trajneri Edi Martini

216
Sigal

Edi Martini nuk do të jetë më trajner i kampionëve të Teutës.

Humbja ndaj Laçit, ka rezultuar fatale për teknikun shkodran, teksa palët kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin për herë të dytë këtë sezon.

Vlen të theksohet se Martini u largua nga durrsakët në muajin nëntor, ku pas 3 ndeshjes pauze, ku stoli iu besua Renato Arapit, drejtuesit vendosën ta rikthenin sërish trajnerin që i shpalli kampion, por ky rikthim nuk rezultoi efektiv, pasi në 4 ndeshjet e fundit Teuta ka regjistruar 4 humbje, duke “flirtuar” me zonën e ftohtë.

Mbetet të mësohet me mjaft kuriozitet se cili do të jetë trajneri që do të zëvendësojë Martinin në stolin e kampionëve në fuqi të Superiores.