Sulmuesi e mësoi se u shpall kampion nëpërmjet rrjeteve sociale

291
Sigal

Sulmuesi i Club Brugge, Emmanuel Dennis e ka mësuar lajmin e shpalljes kampion të Belgjikës nëpërmjet rrjeteve sociale. Skuadra e njohur u zyrtarizua kampione ditën e premte, pasi u vendos të mos rifillohet më sezoni aktual i pezulluar prej pandemisë.

“Isha me shokët dhe po luanim ping pong. Pashë që më bëri tag dikush në një foto dhe vendosa të marr vesh se çfarë është. I thashë shokut tim ta kontrollojë. Ai më tha: ‘Po, ti je shpallur kampion, urime.”

Në kushte normale do të kishim një festë, mirëpo kjo nuk është e mundur tani, prandaj dhe do të qëndroj në shtëpi me shokët dhe të dashurën ku do të pimë shampanjë,” zbuloi Dennis për “Sky Sport”.