BEHAR GJOKA
Romani më i ri “Asnjë trokitje në qiell”, i shkrimtarit Namik Dokle, shpaloset
si një parashtrim modern, në strukturën narrative dhe kompozicionale, të cilat shpesh faniten si të grimcuara, si dhe në plasimin e protagonistëve, si ligjërim i larmisë gjuhësore, me të gjitha ngjyrat e shqipes, ndonëse në materien letrare, rishfaqet atmosfera e romaneve të shkruara më parë, si një nënshtrat i plotësimit
të sagës romanore autoriale. Teksa po e lexoja me erdhi ndër mend një përcaktim domethënës i autores bashkëkohore franceze, Sophie Kepes, kur shkruan: ” shkrimi është e vetmja hapësirë ku ti mund të marrësh frymë lirisht, dhe kjo e bën një dhuratë absolute”
‘, një akt që autori i librit e ka realizuar me disa romane, të
cilat kanë zgjuar interesin e lexuesit dhe kritikës letrare, madje janë përkthyer në disa gjuhë. Mjafton të përmendin fatin e romanit të parë, “Vajzat e mjegullës” që është përkthyer në gjashtë gjuhë të huaja deri tani.
BEDRI ZENEL. ISLAMI
Në romanin “Asnjë* trokitje në qiell’, krejt befas, kemi hyrë në një botë ngjarjesh enigmatike dhe gjendje të pazbërthyeshme. Rrethanat e habitshme në perceptimin e tij, shija dhe arti, të krijuara edhe nga përvoja jetësore, të bejnë të mos harrosh se ajo shije e romaneve të Dokles ështe krijuar, ngjizur dhe përcaktuar nga vetë Dokle. Ai nuk është i ngjashëm me askënd tjetër në letërsinë shqipe, është zë i veçantë, jo i tkurrur apo belbëzues, por githnjë e më i njohur, tingëllues dhe i saktë.Romani i ri i Dokles është në nivelin e prozës më të mirë të letërsisë shqipe. Është dyzimi i artit me larminë e tij, qẽ, aq sa gjendet nẽ të shkuarën jo të lorgët, aq është i pranishëm edhe tani. Për ta thënë me fjalët e vetë autorit: askush nuk don të vdes pa e shuar gacën që e ka djegur gjithë jetën.




















