Babi më ka treguar se ke guxuar edhe të rrëmbesh shaptilografin nga Prefektura!
Ti kishe shumë shokë – të shkollës, por edhe të njësitit guerril apo DEBATIK-ut ku ti, ishe adoleshent i ri.
Shpesh, monologët më shoqërojnë si bashkëbisedime me ty, vëllai im i madh, Viktor S. Gjokoreci. Më mbajnë gjallë emrin dhe veprën tënde dhe më bëjnë të jem gjithmonë krenare!
“Ndonëse të thyer në moshë, shumë prej tyre na bashkohen ne, pasardhësve në takime përkujtimore të veteranëve dhe dëshmorëve e heronjve të ndarë nga jeta, bashkëmoshatarëve e bashkëluftëtarëve të t’u si: Sevo Tarifa, Odhise Porodini, Mesarete Karagjozi, Burhan Çelo, Met Hasa, Misto Mame, Mihal Duri, Çelo Sinani, Bule Naipi, Persefoni Kokëdhima, Sofo Meksi, Liri Gero, Margarita Tutulani, Kristaq Tutulani….”
Sot, në këtë ditë të veçantë përkujtimore të 95-vjetorit tënd të lindjes, ndihem e obliguar të shprehem, të zbus mallin e pashuar, të të thur një homazh modest, sepse emri dhe vepra jote i kanë kapërcyer kufijtë familjarë; historia të vendosi në panteonin e vlerave kombëtare! Ti kishe shumë shokë – të shkollës, por edhe të njësitit guerril apo DEBATIK-ut ku ti, ndonëse një adoleshent i ri, aktivizoheshe me pjekurinë e një të madhi. Biçikleta e motorçikleta kanë qenë mjeti yt në shpërndarjen e trakteve. Sa herë ktheheshe në shtëpi (Rr. “Vllazën Huta” nr. 19, Tiranë), nëna të nxirrte traktet nga gjoksi për t’i fshehur ato në qilar nëpër stivën e druve, e ti shkoje të luaje. Por, loja jote kanë qenë aksionet ndërlidhëse që fëmijët mund të bënin midis njësiteve guerrile.
Babi më ka treguar se ke guxuar edhe të rrëmbesh shaptilografin nga Prefektura, ke rrëmbyer vetura, ke transportuar armë me një kamionçinë të vogël që ti e drejtoje vetë, u ke rrëmbyer armë milicëve të rrugës. (Milicia dellastrada)….
Drita Pelingu (1926-2013) tregonte në një emision televiziv ndër të tjera, edhe për një aksion në shpërndarje traktesh. Ishit të dy në karrocë, kur ju doli një patrullë gjermane përpara. Aktruat bukur, dhe ia dolët me sukses. E vlerësove; fjala jote i mbeti në vesh dhe ajo e realizoi dëshirën për t’u bërë aktore. I dashur Viktor! Mamaja dhe babai, xhaxhai, nëna, shokët e t’u kanë lënë shumë kujtime të shkruara e të treguara. Gjyshja, nëna jonë Vasiliqia dhe Mimi – xhaxhai Dhimitri, me dhimbje të madhe, por dhe krenari kanë treguar për jetën, energjinë, përkushtimin dhe shpirtin tënd luftarak antifashist. Shtëpia kontrollohej shpesh nga fashistët, nazistët e tradhëtarët e vendit. Ndaj, Mimi të fshihte ty dhe babin nëpër familjet e tiranasve: Kacelët, Tafaj… Në shenjë falënderimi e respekti, do të mësoj edhe për familje të tjera.
Vasilika dhe Niko janë fëmijët e Mimit. Ata më tregojnë më shumë për ty, sepse janë rritur me nënën. Mblidhemi gati një herë në javë, bisedojmë e ndajmë kujtime… Edhe ti, me nënën dhe Mimin u rrite, se babi ka qenë gjithmonë në lëvizje, deri sa në vitin 1943 doli në mal.
Shokët e t’u të shkollës kanë lënë shumë kujtime të shkruara për ty: Musin Kroi, Skënder Jasa, Hamdi Sallaku, Taqo Adhami, Haxhi Kroi…
“Shtypi ynë, gazeta “Kushtrim Brezash” shkruan gjithmonë për ju. Libra kujtimesh, si dhe seria e “Yje të Pashuar” e revista “Pavdeksia” shkruajnë për jetën tuaj. Sot, shkollat, të gjitha mbajnë emrat tuaj. Lapidarë e memorialë janë ngritur në kujtim tuaj ku ne shkojmë vendosim lule e përulemi me respect.”
Me Piro Naçen, shokun tënd, kam takuar shokë e mbledhur kujtime. Nga shkolla “Qemal Stafa” (Gjimnazi i Tiranës, në kohën tënde) kam marrë edhe një listë emrash si: Haxhi Kroi, Adnan Qatipi, Drita Pelingu, Shahin Ruka, Dashamir Ohri, Bim Sina. Do të shkruaj më gjatë një herë tjetër. Sot, unë jam në moshën 70 vjeç dhe jam aktiviste në Organizatën e Veteranëve dhe Pasardhësve të LANÇ të Popullit Shqiptar “Nderi i Kombit”. Për fat, në këtë organizatë militojnë veteranë të moshës mbi 90 vjeç si: Hulusi Hako, Kryetar i Komitetit tonë Kombëtar, Mustafa Bakiasi, Qemal Bego, Neim Ciroku, Zenel Koshi, Llukan Thano, Bejturie Lamaj, Aleko Aleksi, e të tjerë. Ndonëse të thyer në moshë, shumë prej tyre na bashkohen ne, pasardhësve në takime përkujtimore të veteranëve dhe dëshmorëve e heronjve të ndarë nga jeta, bashkëmoshatarëve e bashkëluftëtarëve të tu si: Sevo Tarifa, Odhise Porodini, Mesarete Karagjozi, Burhan Çelo, Met Hasa, Misto Mame, Mihal Duri, Çelo Sinani, Bule Naipi, Persefoni Kokëdhima, Sofo Meksi, Liri Gero, Margarita Tutulani, Kristaq Tutulani…. Janë plot 28.000 Dëshmorë të LANÇ-it, që na ndritën rrugën me guximin, përkushtimin, heroizmin, vetmohimin e tyre, që ashtu si edhe ti, i dashur vëlla, vunë idealin e lirisë përpara jetës së tyre!
Shtypi ynë, gazeta “Kushtrim Brezash” shkruan gjithmonë për ju. Libra kujtimesh, si dhe seria e “Yje të Pashuar” e revista “Pavdeksia” shkruajnë për jetën tuaj. Sot, shkollat, të gjitha mbajnë emrat tuaj. Lapidarë e memorialë janë ngritur në kujtim tuaj ku ne shkojmë e vendosim lule e përulemi me respekt. I kujtoj me dhimbje gjithë sa kam mësuar e vazhdoj të mësoj për partizanët, dëshmorët dhe heronjtë, për jetën dhe rrugëtimin e tyre të vështirë, plot sakrifica e vuajtje, por jo, kurrë të nënshtruar ndaj presioneve të armikut! Respektoj dhe ndihem krenare për virtytet e larta të tyre!
Jam krenare për ty, Viktor Sterjo Gjokoreci dhe për babain tonë që na rriti dhe edukoi me ndjenjën e lartë të përgjegjësisë qytetare, ndjenjën e atdhetarisë dhe dashurisë Kombëtare! Unë sot, drejtoj në Tiranë një organizatë të V. P. – LANÇ, Zona 9. (Është bërë shumë e madhe Tirana sot). Me shokët dhe shoqet e organizatës ne kujdesemi që kujtimet dhe vlerat e luftës që ju bëtë, t’i mbajmë gjallë e t’i transmetojmë e trashëgojmë tek fëmijët tanë e brezi i ri në shkolla!
Me këtë rast, dua të ndaj me shokët e mi ndër të tjera edhe disa kujtime fotosh nga dita e sotme në Lapidarin e 4 Dëshmorëve, Varrezat e Dëshmorëve dhe një moment bashkëbisedimi me shokët në Komitetin e Veteranëve në kujtimin e 95-të të ditëlindjes tënde. I përjetshëm mbetet kujtimi yt, vëlla!
I lartësuar mbetet gjithmonë emri yt, Viktor S. Gjokoreci, i Gjergj Frashërit, Trajan Pekmezit, Skënder Kosturit!
I përjetshëm qoftë kujtimi i Dëshmorëve dhe Heronjve të LANÇ-it!
Lavdi në shekuj heroizmit tuaj! Përkushtimi juaj përbën motivim për ideal të pastër e të pakompromistë në misionin e organizatës sonë të madhe LANÇ “Nderi i Kombit”!