Me këto vargje të shkruara përafërsisht një vit më parë, përshëndes parlamentin që pak ditë më parë miratoi ligjin e barazisë gjinore.
Gjëmon një daulle,
si asnjë herë tjetër,
martohet një grua
me një grua tjetër.
Martohen dy gra
dhe kjo nuk është ëndërr.
Njëra do jetë nusja,
tjetra do jetë dhëndër.
U çuditën njerëzit,
dhe malet me borë,
një grua me grua
vendosin kurorë!
Veshur me të bardha,
si nuse të dyja,
ç’po të shohin sytë,
nënë Shqipëria!
Paskan dhe fëmijë
dy zonjat e shkreta;
se si i kanë lindur
nuk e di as shkenca.
Dy fëmijë pranë tyre
qeshin e gëzohen;
këto pëllumbesha,
të na trashëgohen!
Dy fëmijë pranë tyre
lozin, bëjnë shaka;
njërën nga dy gratë
do ta kenë baba.
Dy fëmijë të qeshur,
por edhe të gjorë,
«Nusja edhe dhëndri»
kapur dorë për dorë.
Gjëmon një daulle
deri pas mesnate;
martohen dy gra
me një palë allate.




















